
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka njoftuar se televizioni Klan Kosova do të dhurojë pesë mijë euro për gratë që janë në strehimore.
Ai këtë e bëri në nisje të edicionit të pestë të shtëpisë më të famshme në vend.
“Në shenjë të solidaritetit Klan Kosova do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha strehimoret të cilat janë në Kosovë, është një moment shumë emocionues që është shumë vështirë të thuhet, pavarësisht faktit, është një gjest që po e bën Klan Kosova dhe i gjithë ekipi i saj, për t’i ndihmuar gratë, që janë prej dhunës”, u shpreh Hamiti.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: