Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.
Ujkani ka folur edhe për karrierën e tij si portier, ku ndër tjerash ka treguar edhe klubin tek i cili ka kaluar më mirë.
“Unë personalisht, me të thanë të drejtë, kam qenë në shumë vende mirë. Më kanë lënë shumë vende, shumë shoqëri, dashni, ku kam qenë mirë në fushë dhe jashtë fushe, si Palermo, si Torino”.
“Por normalisht edhe në Cremonese kam qenë perfekt për shkak se vajza domethënë fëmija i parë më ka lindë aty”.
“Në Pisa kam qëndruar vetëm një vit, ka qenë krizë totale sepse klubi më shkoi gati në falimentim, domethënë pa parë ishte”.
“Edhe kena mujt me mbajt gjallë klubin, edhe erdh investitori katër muajt e fundit erdh, edhe e blejti klubin e shpëtuan, domethënë për mos me u zhdukë”, ka thënë Ujkani mes tjerash.
Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com