KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot

Written by

in

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka lansuar web-faqen e re, e cila nga sot do të jetë e qasshme në adresën www.presscouncilkosova.org.

Sipas njoftimit të KMShK-së, web-faqja e re është lansuar në kuadër të një projekti të realizuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndërsa zbatohet nga GIZ dhe DW Akademie.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë, në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së ka filluar aktivitetin e rregullt në dhjetor të po atij viti.

Aktualisht, KMShK ka rreth 50 anëtarë të rregullt, përfshirë media online dhe agjenci të lajmeve.

Kuvendi i anëtarëve të KMShK-së përbëhet nga përfaqësuesit e mediave online (portaleve të lajmeve) dhe agjencive të lajmeve.

Burimi: Insajderi