Koçovska: Sllaveski nuk më konsultoi për hyrjen e “Alta Bankës” në vend

Koçovska: Sllaveski nuk më konsultoi për hyrjen e "Alta Bankës" në vend

Written by

in

As nuk e dinim se Alta Banka ishte në negociata për të hyrë në vend dhe as se cilët të tjerë kishin shfaqur interes. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, mohon se ka qenë ndër personat me të cilët guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, është konsultuar lidhur me hyrjen e kësaj banke në tregun e Maqedonisë dhe marrjen e Stopanska Banka Manastir.

Guvernatori i Bankës Popullore, para disa ditësh në emisionin “Top Tema”, deklaroi se, megjithëse Banka Popullore është institucion i pavarur, për këtë çështje është konsultuar edhe me Qeverinë.

Megjithatë, Koçoska, nën dikasterin e së cilës janë Policia Financiare dhe Drejtoria për Inteligjencë Financiare, pohon se për këtë çështje nuk është konsultuar fare. Ajo thotë se edhe tani, pasi Banka Popullore mori nën administrim Alta Banka Manastir, nuk ka informacione se çfarë po ndodh dhe se në përgjithësi është informuar nga mediat.

“Ne si Ministri nuk kemi pasur absolutisht asnjë komunikim. As nuk e dinim se kjo bankë kishte zhvilluar negociata, as nuk e dinim se cilat institucione apo banka të tjera kishin qenë më parë të interesuara. Prandaj, me përgjegjësi të plotë pohoj se Ministria e Financave nuk ka pasur asnjë komunikim me guvernatorin lidhur me këtë çështje”, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo nuk konsideron se zhvillimet rreth Alta Bankës mund ta cenojnë sistemin bankar në vend, pasi pjesëmarrja e saj në sektor është shumë e vogël. Koçoska siguron gjithashtu se kursimtarët duhet të jenë të qetë. Sot, Koçoska do të takohet edhe me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.