
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.
Sipas KFOR-it, gjatë takimit është theksuar rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor dhe roli i tij në agjendën e NATO-s, ku prania e KFOR-it në Kosovë mbetet një element kyç.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Vergori është takuar edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në kuadër të bashkëpunimit me partnerët rajonalë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali