
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në një vizitë zyrtare gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, komandant i Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, së bashku me delegacionin e tij.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e FSK-së dhe forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.
Pala turke ka ndarë përvojat e saj në trajnimin dhe zhvillimin profesional të personelit, ndërsa është theksuar mundësia që pjesëtarët e FSK-së të ndjekin shkollime dhe trajnime në Turqi.
Në fund të takimit, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy forcave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Komandanti turk viziton FSK-në, diskutohet trajnimi i ushtarëve në Turqi appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali