
I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova,artisti Meriton Rama, ka rrëfyer rrugëtimin e tij në rrjetet sociale dhe kalimin drejt projekteve muzikore origjinale.
Rama u bë i njohur në TikTok për videot e tij me instrumentin muzikor, ukulele, ku komentet negative të përdoruesve i shndërron në këngë satirike, duke u dhënë një qasje kreative dhe humoristike.
Ai tregoi se në fillim i kishte përjetuar rëndë kritikat në rrjetet sociale, por me kalimin e kohës, siç tha ai, kishte arritur t’i shndërronte ato në frymëzim për krijimtari.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për projektet e tij muzikore, të cilat tha janë pritur mirë nga publiku./Klankosova.tv