Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës ka mbyllur mbledhjen për media gjatë shqyrtimit të pikës “të ndryshme”.
Gjatë mbledhjes, deputeti Eman Rrahmani ka propozuar që anëtarët e komisionit të zhvillojnë një vizitë te familja e Arlinda Zekës.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së ka thënë se vendimi për një vizitë të tillë duhet t’i lihet familjes, duke respektuar vullnetin e saj për të vendosur se kur dëshiron t’i takojë deputetët.
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Burimi: Dukagjini
