Kompanitë kosovare marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të kafesë në Itali

Kompanitë kosovare marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të kafesë në Itali

Written by

in

Sipas njoftimit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), pjesëmarrja e kompanive kosovare u mundësua përmes WB6 Chamber Investment Forum.

“Nga 21 deri më 23 tetor, në Trieste të Italisë, u mbajt panairi ndërkombëtar i kafesë Trieste Espresso Expo 2026, ku Kosova u përfaqësua nga katër kompani anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës: Prince Caffe, Galla Coffee, Nori Group dhe VEDA Company”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë panair u ka krijuar kompanive mundësi për prezantimin e produkteve vendore dhe krijimin e kontakteve të reja në tregjet ndërkombëtare.

OEK u ka bërë thirrje bizneseve që t’i bashkohen Odës dhe të përfitojnë nga shërbimet dhe mundësitë që ofron për zhvillimin e tyre.

“Përveç shërbimeve të subvencionuara, OEK synon që, brenda mundësive, t’i mbështesë anëtarët edhe për pjesëmarrje në panaire të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.

OEK ka theksuar se synon ndërtimin e një Ode Ekonomike moderne, të fuqishme dhe pranë bizneseve, e cila krijon mundësi të reja për zhvillim dhe rritje ekonomike.

Burimi: RTKLive