Konfirmohet rasti i parë te njeriu me virusin Shamonda, pacienti vdes

Konfirmohet rasti i parë te njeriu me virusin Shamonda, pacienti vdes

Written by

in

Autoritetet franceze kanë konfirmuar rastin e parë të dokumentuar të infeksionit me virusin Shamonda te njeriu.

Pacienti, i cili po trajtohej për një sëmundje të rëndë në Lion dhe kishte imunitet të dobësuar rëndë, vdiq në fillim të tetorit.

Virusi, i cili deri më tani mendohej se nuk transmetohej te njerëzit, përhapet përmes insekteve të vogla pickuese dhe ka prekur kryesisht gjedhët.

Sipas autoriteteve franceze, dyshohet se pacienti është infektuar nga pickimi i një insekti të gjinisë Culicoides.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse virusi ka kontribuar në vdekjen e tij.

Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk është identifikuar rrezik për popullatën e përgjithshme.

Virusi Shamonda u zbulua për herë të parë në Nigeri në vitet 1960, ndërsa gjatë kësaj vere u raportua në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën. /Telegrafi/