Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve

Written by

in

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve

Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin e tij ka vlerësuar se këto protesta janë ‘’kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar’’.

Self, ka bërë thirrje ndaj udhëheqësve të Shqipërisë, që t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore.

‘’Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal’’, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali