Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

Written by

in

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, duke vlerësuar kontributin në afrimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe mbështetjes së Greqisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadores Vakali suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Burimi: RTKLive