“Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

“Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

Written by

in

“Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

Gjatë spektaklit, moderatori Alaudin Hamiti iu drejtua banorëve me një sqarim të rëndësishëm lidhur me rregullat e Vëllait të Madh.

“Dua t’ju sqaroj një gjë që prek të gjithë ju, sa i përket rregullave të Vëllait të Madh”, u shpreh Alaudini.

Ky reagim erdhi pasi Akili përdori një bisedë të zhvilluar me Vëllain e Madh si argument gjatë një debati me banorët e tjerë.

Për këtë arsye, Alaudini vendosi t’ua tërhiqte vëmendjen banorëve, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të shtëpisë.

Ndërsa në një mesazh Vëllai i Madh i tha banorëve: Vëllai i Madh nuk ka nevojë për raportimet e askujt për të ndërhyrë, Akil vërejtja që të është bërë në dhomën e rrëfimit ka ardhur për shkak të veprimeve të tua. Kontakti fizik apo spërkatja me parfum e një banori tjetër janë veprime që tejkalojnë kufijtë. Ky është një mesazh për të gjithë. Herën tjetër nuk do të vij me paralajmërim.

Burimi: Insajderi