Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

Written by

in

Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës në Shtime, pasi gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “De Rada” në Shtime, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtime, në kuadër të planeve operative “Shtatori i Sigurt”, ka ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të trajtohet sipas procedurave të rregullta ligjore.