“Kosova A” dhe “Kosova B” licencohen deri në gusht të vitit 2028

“Kosova A” dhe “Kosova B” licencohen deri në gusht të vitit 2028

Written by

in

“Kosova A” dhe “Kosova B” licencohen deri në gusht të vitit 2028

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar licencat për Termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B”, përkatësisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe termike.

Sipas njoftimit të ZRrE-së në Facebook, licencat do të jenë të vlefshme nga 9 tetori 2026 deri më 17 gusht 2028.

“Gjithashtu, Bordi miratoi 53 aplikacione për autorizim për vetëkonsum, prej të cilave 46 nga persona fizikë dhe 7 nga persona juridikë, me kapacitet total të instaluar prej 816 kW. Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi edhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e ZRRE-së”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv