Si asistenti i Franco Fodas, Atdhe Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Milot Avdyli besojnë se Kosova do të merr rezultat pozitiv ndaj Irlandës.
“Dardanët” janë mysafir i Irlandës ndërsa nevojitet vetëm një pikë për ta zënë pozitën e dytë në fazën e grupeve.
Para ndeshjes, për “Klan Kosova”, Nuhiu deklaroi se ekipi është tërësisht i përgatitur dhe presin rezultat pozitiv.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë. Na kanë pritur mjaft mirë, i kemi pasur të gjitha kushtet. Shpresoj se do ta bëjmë një paraqitje pozitive dhe besoj shumë në rezultatin pozitiv”.
“Rikthim në 3-5-2? Po sepse dimë të luajmë me këtë formacion sepse e kemi luajtur para disa ndeshjeve. Besojmë se për këtë ky do të jetë më i përshtatshmi për këtë kundërshtarë”.
“Të gjithë janë të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht. Stadiumi shumë i mrekullueshëm dhe si futbollist nuk ka motivim më të madh se të luash në këto stadiume dhe më dhënë paraqitje pozitive me na gëzuar të gjithëve”.
Ndërsa, Avdyli shtoi se do ta presë rastin për të zhvilluar minuta, kurse është mese i sigurt se do ta zëmë vendin e dytë.
“Mendoj se jemi përgatitur mjaft mirë. Kemi zhvilluar dy stërvitje dhe analizuar të dy ndeshjet që kanë zhvilluar Irlanda. Jemi të gatshëm për të luajtur për vendin e dytë”.
“Duke marrë parasysh se deri te kartoni i kuq se na ka penalizuar mjaft shumë. E kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kemi folur me ekipin dhe stafin, që të hyjmë me të njëjtin qëllim që të bëjmë ndeshje sa më të mirë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin”.
Përndryshe, kujtojmë përballja do të nisë nga ora 20:45./Telegrafi/