Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Written by

in

Ambasadori i Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e Kosovës, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me Gerard Wolf, të dërguarin e posaçëm të Francës për qytetet e qëndrueshme dhe transportin.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Francë për një trashëgimi të qëndrueshme  Së bashku me Blerim Gashanin, ministër i Sportit dhe Rinisë i Kosovës, zhvilluam një takim me Gérard Wolf, të dërguarin e posaçëm të Francës për qytetet e qëndrueshme dhe transportin, në prani të Barbara Petri-Uy, këshilltare e ministrit. Diskutimet u përqendruan në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, veçanërisht në mundësitë për të shfrytëzuar ekspertizën franceze në fushën e infrastrukturës, mobilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban”, ka shkruar Hiseni. “Ky takim shërbeu për të identifikuar mundësi konkrete bashkëpunimi në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe për të thelluar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Francës”.

Burimi: RTKLive