
Një shtetas i Kosovës, i dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike, është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026, pasi i dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane përmes një urdhërarresti ndërkombëtar.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ku thuhet se operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali