Kombëtarja e Kosovës në futsall zhvillon sot (e martë) ndeshjen kthyese ndaj Italisë, në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.
Dueli do të zhvillohet në palestrën “PalaDisfida” në Barletta, me fillim nga ora 20:00, ku Dardanët do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë.
Takimi i zhvilluar para disa ditësh në Prishtinë përfundoi me fitoren e Italisë, me rezultat 4-3, në një ndeshje mjaft të luftuar.
Ramadan Alaj ishte më efikasi te Kosova, duke realizuar dy gola, ndërsa një herë tjetër rrjetën e gjeti Fitim Krasniqi.
Në anën tjetër, për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.
Pas përballjes së sotme, Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në këto kualifikime më 24 shkurt, kur do të përballet me Gjeorgjinë. /Telegrafi/