Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

Written by

in

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Dardanët” triumfuan me rezultat 3:2 në udhëtim, pasi pjesën e parë e përfunduan në disavantazh prej dy golash, 2:0.

Në pjesën e dytë, futbollistët kosovarë reaguan fuqishëm dhe arritën ta përmbysin rezultatin, duke siguruar fitoren e madhe.

Golashënues për Kosovën ishin Rukovci, Maxharraj dhe Dervishaj.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë në muajin nëntor, kur në Prishtinë do të përballet me Italinë.

The post Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali