Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

Written by

in

Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

Kosova ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të sportit, pasi dy kikboksierët kosovarë, Nart Kastrati dhe Art Dulaj, kanë fituar medalje në Kupën Botërore WAKO, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.

Gara ndërkombëtare, e zhvilluar nga 13 deri më 18 tetor 2026, ka përfunduar me dy medalje për Kosovën, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Nart Kastrati ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti deri në finalen e garës, ndërsa Art Dulaj ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.

Sipas Federatës së Kikboksit të Kosovës, në këtë ngjarje sportive morën pjesë mbi 2 mijë e 530 sportistë dhe anëtarë të delegacioneve nga më shumë se 48 shtete të botës.

Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me dy sportistët Kastrati dhe Dulaj.

Makolli e ka cilësuar këtë sukses si veçanërisht domethënës, duke marrë parasysh faktin se medaljet u fituan në Uzbekistan, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Për ne, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Në një vend që ende nuk e njeh shtetin tonë, sportistët tanë përfaqësuan Kosovën me krenari dhe dinjitet, duke dëshmuar se sporti është një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Makolli.

Me këto dy medalje, Kastrati dhe Dulaj kanë ngritur edhe një herë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e sportistëve kosovarë në garat botërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali