Kostadinovski: Respektimi i Kushtetutës është akti më i lartë i patriotizmit dhe dashurisë ndaj atdheut

Kostadinovski: Respektimi i Kushtetutës është akti më i lartë i patriotizmit dhe dashurisë ndaj atdheut

Written by

in

Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski i uroi të gjithë qytetarët me rastin e 17 Nëntorit – Ditës së Kushtetutës dhe 35-vjetorit të sjelljes së saj.

Në urim, Kostadinovski bëri thirrje për përkushtim të përbashkët ndaj vlerave kushtetuese, duke cekur se fuqia e Kushtetutës nuk përbëhet vetëm nga dispozitat e saj, por edhe në vetëdijen kolektive, përgjegjësinë dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj vlerave që i garanton.

“Ky jubile i rëndësishëm është përkujtues se fuqia e Kushtetutës nuk bazohet vetëm në dispozitat e saj, por edhe në vetëdijen tonë kolektive, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj vlerave të cilat i garanton ajo. Lojaliteti ndaj Kushtetutës është detyrë e jona e përbashkët, ndërkaq respektimi i vlerave kushtetuese është akt i patriotizmit më të lartë dhe dashurisë ndaj atdheut”, theksoi Kostadinovski.

Ai theksoi se ndërtimi i shtetit juridik në të cilin sundon e drejta, drejtësia dhe barazia është obligim i secilës gjeneratë.
Kjo, siç thekson kryetari i Gjykatës kushtetuese, është mënyra më dinjitoze për ta respektuar amanetin e paraardhësve të parë dhe të sigurojmë të ardhme për brezat që vijnë pas nesh.

“Të jemi gjeneratë e cila me veprat e veta do ta konfirmojë besimin ndaj Kushtetutës dhe do të kontribuojë për ndërtimin e shtetit të lirë, demokratik dhe prosperues. Urime Dita e Kushtetutës”, theksoi Kostadinovski.