KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë

KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë

Written by

in

KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues për kandidatët që synojnë të bëhen prokurorë të shtetit.

Testi është mbajtur më 7 nëntor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Përmes një njoftimi, KPK ka bërë të ditur se kandidatët që e kanë kaluar testin mund ta gjejnë emrin në listën e publikuar në linkun e bashkëngjitur.

Rezultatet janë publikuar nga Komisioni për Rekrutim, në bazë të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Burimi: Insajderi