Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme (VIDEO)

Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme (VIDEO)

Written by

in

Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme (VIDEO)

Opozita po i cilëson si mashtrim vendimet e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike, ndërsa Burim Ramadani nga Aleanca dhe Arben Mustafa nga PDK kanë kritikuar masat e ndërmarra nga ekzekutivi.

Sipas tyre, propozimet nuk do të kenë efekt të mjaftueshëm në përballimin e krizës energjetike.

Ndërkohë, eksperti Adhurim Haxhimusa ka paralajmëruar se Kosova po detyrohet të importojë energji me çmime shumë të larta, rreth 200 euro për megavat-orë, krahasuar me 29 deri në 30 euro sa kushton energjia e prodhuar nga KEK-u. Masat e paraqitura nga Qeveria janë paraparë të jenë funksionale për 60 ditët e ardhshme.

Ndiqni kronikën për më shumë detaje: