KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka përfunduar mbulimin e kaptazhave me rrjetë mbrojtëse në Veprën Marrëse në Bjeshkët e Babaj të Bokës.
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo ndërhyrje është realizuar me qëllim të parandalimit të bllokimit të shportave thithëse nga gjethet dhe mbeturinat e tjera, duke kontribuar në funksionimin më të mirë të sistemit të ujit.
Vendosja e rrjetave mbrojtëse pritet të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes dhe të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të përditshme të ekipeve të Rekës për pastrimin e shportave thithëse.
Kjo masë synon të rrisë efikasitetin e mirëmbajtjes dhe të ndihmojë në funksionimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së furnizimit me ujë. /Telegrafi/