Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.
Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “Shpëtimi”, “Bushatlinjët”, “Hajriz Bislimi”, “Dora Vegman” dhe “Cara Dushana”, si dhe fshatrat Suhodoll dhe Shupkofc.
Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugët “11 Marsi”, “Faruk Spahia” dhe “Rudarske Cete”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Kqiq.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të intervenimeve. /Telegrafi/