KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje për ata që nuk i kanë të paguara dy e me shumë fatura

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje për ata që nuk i kanë të paguara dy e me shumë fatura

Written by

in

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje për ata që nuk i kanë të paguara dy e me shumë fatura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina“ ka paralajmëruar nisjen e një aksioni të rreptë për shkyçjen nga rrjeti të të gjithë konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara prej dy apo më shumë faturash të papaguara.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook, ndërmarrja u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shlyejnë obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim që të shmanget shkyçja.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët se ekipet e terrenit kanë filluar me zbatimin e masave të rrepta ndaj borxhlinjve. Çdo konsumator që ka dy apo më shumë fatura të papaguara radhazi do të përballet me shkyçje të menjëhershme nga rrjeti i ujësjellësit dhe lëndët do të dërgohen te përmbaruesi privat”, thuhet në njoftim.

Për të shmangur procedurat ligjore, shpenzimet shtesë të përmbarimit dhe tarifën e rikyçjes, KRU-ja ka inkurajuar që të kryhen pagesat sa më parë. 

Për konsumatorët që e kanë të pamundur të shlyejnë të gjithë shumën e borxhit menjëherë, kompania ofron mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për riprogramim të borxhit me këste mujore. Për këtë, thuhet se duhet të vizitoni sportelet zyrtare përpara se të aplikohet masa e shkyçjes.

Burimi: Insajderi