
Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Në letrën e tij, Burnham ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta dhe partneritetin e kahershëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ritheksuar mbështetjen britanike për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik.
Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është krenare që ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, shkroi ai.
Burnham ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit si elemente thelbësore për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.
Në fund të letrës, kryeministri britanik ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kurtin në adresimin e sfidave kryesore të Evropës dhe zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Ai ka përmendur në veçanti forcimin e ekonomive dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar si fusha me interes të përbashkët.