
Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se amerikanët votuan kundër luftës, pas humbjes së thellë që pësoi Partia Republikane e presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesmandatit.
“Ne e mbështesim këtë mesazh”, ka shkruar kryetari i Parlamentit iranian, Mohammed Bagher Ghalibaf, në platformën X.
“Nëse qeveria amerikane tradhton vullnetin e popullit të saj për t’u shërbyer padronëve dhe shantazhuesve ndërkombëtarë, do të mësojë se JO-ja jonë vjen me një makth”, ka paralajmëruar ai.
Trump pranoi të martën se rezultatet e dobëta të kandidatëve republikanë për Kongres ishin pjesërisht të lidhura me luftën dhe rritjen e çmimeve të karburanteve. Megjithatë, ai këmbënguli se nuk pendohej për nisjen e sulmit të përbashkët me Izraelin ndaj Iranit në shkurt.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se një pjesë e rezultatit zgjedhor lidhej me Iranin.
“Unë mendoj se një pjesë e saj ishte Irani”, deklaroi ai.
Më tej, ai shtoi se njerëzit pajtoheshin me atë që po bënte lidhur me Iranin, por ndoshta nuk ishin të gatshëm të përballeshin me pasojat afatshkurtra të rritjes së çmimeve të benzinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali