Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 11:00

Written by

in

Në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare, anëtarët e kryesisë pritet të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.

Burimi: RTKLive