Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka vizituar disa biznese të suksesshme të themeluara nga shqiptarët, në veçanti nga bashkëvendësit e tij nga Klina.
Gjatë këtyre vizitave, ai është njohur nga afër me veprimtarinë, zhvillimin dhe kontributin e bizneseve shqiptare në ekonominë zvicerane.
E nga këto vizita, kryetari i Klinës ka vlerësuar punën, përkushtimin dhe suksesin e mërgimtarëve shqiptarë, duke theksuar se arritjet e tyre në vendet evropiane janë burim krenarie për të gjithë, shkruan Telegrafi.
Ai ka çmuar veçanërisht kontributin e bashkëvendësve nga Klina, të cilët përmes punës dhe angazhimit të tyre kanë arritur të ndërtojnë biznese dhe të krijojnë vende pune në Zvicër.
Suksesi i këtyre ndërmarrjeve dëshmon edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe në promovimin e Kosovës jashtë vendit./Telegrafi/