Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.
Në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që ta kthente në Kuvend.
“Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh Kryeziu.
Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.