KSHZ: 107 të sëmurë dhe 9 të burgosur mund të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë

KSHZ: 107 të sëmurë dhe 9 të burgosur mund të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë

Written by

in

Gjithsej 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm dhe 9 persona që vuajnë dënimin me burg mund të ushtrojnë të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat kanë filluar sot në orën 07:00, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas KSHZ-së, të drejtën e votës mund ta ushtrojnë edhe 9 persona që ndodhen në vuajtje të dënimit me burg. Votimi i tyre po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese, përkatësisht në Shkup, Shtip dhe Tetovë.

“Votimi sot ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit. Raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do ta monitorojnë gjithsej 61 vëzhgues të akredituar, prej të cilëve 56 vendorë dhe 5 ndërkombëtarë”, bëjnë të ditur nga KSHZ-ja.