
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, lidhur me pyetjet rreth ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Pyetja lidhej pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
“Ku mund ta thirrim Donika Gërvallën, ministren? Në cilën linjë telefonike mundemi me thirrë?”, ishte pyetja e Ukës ndaj kryeministrit, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Kurti vetëm u largua së bashku me stafin e tij, ku po merrnin pjesë në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë.