Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar – familja Zekaj pa mbrojtje

Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje

Written by

in

Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje

Ish-kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi ka reaguar sërish pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke ngritur shqetësime për sigurinë e familjes së saj dhe fatin e djalit të së ndjerës.

Përmes një reagimi në Facebook, Kuçi ka thënë se djali i Arlindës është i ndarë nga familja, ndërsa i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se familja Zekaj në Radavc nuk ka mbrojtje policore dhe se në atë zonë nuk ka asnjë patrullë policie.

“Djali i kidnapuar, vrasësi në arrati, familja Zekaj në Radavc pa kurrfarë mbrojtjeje, as edhe një patrullë policie aty!”, ka shkruar Kuçi, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me deklaratat për raportimin e dhunës.

“E në krejt këtë tmerr, Donika Gërvalla del e na mban ligjërata se qysh dhuna duhet me u raportu te Albin Kurti. A jeni në veti, bre?!”, ka shkruar Kuçi në reagimin e saj.