Kufizimet e vendosura nga kompania SpaceX në rrjetin Starlink kanë penguar disa misione ukrainase në fushëbetejë, sipas këshilltarit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Serhiy Beskrestnov tha se Ukraina nuk ishte njoftuar paraprakisht për kufizimin e shpejtësisë së disa mjeteve në 160 kilometra në orë. Ai dyshon se vendimi lidhet me situatën aktuale politike.
Starlinku përdoret nga Ukraina për drejtimin e dronëve dhe mbrojtjen kundër mjeteve ajrore ruse. Ndërkohë, Zelensky njoftoi se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë lënë të paktën 600 mijë njerëz pa energji elektrike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kufizimet e Starlinkut pengojnë misionet ukrainase me dronë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali