Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat, me rritjen prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, “përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve”.
“Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar se “bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”.
Kurti ka theksuar gjithashtu se Aleksandar Vuçiq “ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore”.
Burimi: RTKLive
