
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, pas aksidentit tragjik hekurudhor në Madrid, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.
Përmes një reagimi në platformën X, Kurti u shpreh i pikëlluar për këtë ngjarje, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin spanjoll.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, ka shkruar Kurti.
Sipas raportimeve, dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerjen e linjës hekurudhore që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë.
Autoritetet rajonale të Castilla-La Mancha kanë njoftuar se nga aksidenti kanë humbur jetën të paktën 64 persona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali