Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Written by

in

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se në Paris është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të përfshirë në organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Sipas ambasadës, diskutimet u përqendruan në përvojën e Francës në organizimin e këtyre lojërave dhe ndikimin afatgjatë të tyre në Paris dhe në vend.

Ambasada po ashtu ka shprehur gatishmërinë e ekipit francez për të ndarë ekspertizën dhe përvojën me Kosovën në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Sot pasdite, në Paris, në Prefekturën e Île-de-France, u mbajt një takim ndërmjet figurave kryesore të përfshira në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Diskutimet u përqendruan në mësimet e nxjerra nga përvoja e Francës në organizimin e Lojërave Olimpike 2024 dhe trashëgiminë afatgjatë që këto lojëra lanë për Parisin dhe Francën. Ekipi francez është i gatshëm të ndajë ekspertizën dhe përvojën e tij me Kosovën në përgatitjet për Prishtina2030. Falënderime të shumta për ambasadorin e Francës për Sportin, Damien Combredet-Blassel, Sophie Lorant dhe Eva Baldessin, përkatësisht presidente dhe drejtoreshë e France Sport Expertise, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit në takim”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive