
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale në Hagë nuk ka ndryshuar, ndërsa ka folur në Kuvend për ligjin e ri që synon të trajtojë këtë gjykatë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se çështja e Speciales është jetike për të ardhmen e vendit dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Ai u ndal edhe te aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se termi “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, i përdorur nga trupi gjykues, duhet të trajtohet në shkallën e dytë.
“Ne jemi të bindur që korrigjimi i aktgjykimit nga 16 shtatori 2026 duhet të ndodhë e do të ndodhë në shkallën e dytë në Apel, e kjo do të jetë diku në vitin 2027”, deklaroi Kurti.
Kryeministri tha se pakënaqësia me këtë aktgjykim ka ndikuar në hartimin e shpejtë të ligjit të ri për Specialen, por paralajmëroi se qëllimi i mirë nuk është i mjaftueshëm nëse ligji nuk prodhon efekt në praktikë.
“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton qëllimi i mirë. Duhet edhe të kemi sukses. Duhet të dalim fitimtarë. E për këtë na duhet një ligj i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, i cili ka efekt në realitet, në praktikë më pastaj”, tha ai.
Kurti bëri të ditur se pret që javën e ardhshme grupi punues për strategjinë shtetërore lidhur me këtë çështje ta prezantojë draftin e parë.
Ai shtoi se në këtë proces janë angazhuar edhe ekspertë juridikë, nga të cilët pret gjithashtu
Burimi: Insajderi