Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Duke e vlerësuar si konstruktiv komunikimin me gjeneralmajor Ulutaş, kryeministri Kurti tha se ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin e bashkërendimin.
Në takim u bisedua për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij.
Burimi: RTKLive
