
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për ecurinë e projekteve të banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka publikuar fotografi nga punimet në Pejë dhe ka thënë se projekti po i afrohet fazës së përfundimit.
“Në Pejë banimi i përballueshën dhe social po ecën drejt fazës së përfundimit. Ndërkohë, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.
Në procedurë të prokurimit për lidhjen e kontratës është Kamenica e në fazën e hartimit të projekteve Shtimja dhe Obiliqi.”, ka shkruar Kurti.