Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga pritja e organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook, krahas videos së publikuar. 

 

Burimi: RTKLive