Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Written by

in

Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme se lufta çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme përballë shtypjes, krimeve dhe gjenocidit të regjimit të Serbisë.

Kurti ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare kërkon përgjegjësi shtetërore, unitet politik dhe veprim të organizuar.

Duke folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryeministri ka thënë se ky vendim e ka thelluar hendekun mes asaj që është shpallur në emër të drejtësisë dhe asaj që, kërkojnë e vërteta historike, faktet dhe parimet e drejtësisë.

“Ky aktgjykim e ka thelluar hendekun mes asaj që është shpallur në emër të drejtësisë dhe asaj që kërkojnë e vërteta historike, faktet dhe vetë parimet me të cilat drejtësia duhet të qëndrojë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se kjo padrejtësi, duhet të korrigjohet në procedurën e Apelit, duke theksuar se Qeveria do t’i angazhojë kapacitetet e saj për të mbështetur këtë përpjekje.