Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Written by

in

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, dhe gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandantin e ri të KFOR-it.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimet aktuale, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali