Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Written by

in

Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kanë diskutuar në Paris për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun, përmes një postimi në platformën X, ku është njoftuar se në takim janë trajtuar çështje që lidhen me vazhdimin e procesit të dialogut.

“Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së e ka cilësuar takimin si një shkëmbim të mirë të mendimeve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali