Kurti takohet me Spajiqin, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin në BE

Kurti takohet me Spajiqin, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin në BE

Written by

in

Kurti takohet me Spajiqin, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar homologun malazez për mikpritjen dhe për udhëheqjen e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.

Gjatë takimit, Kurti e ka përgëzuar Malin e Zi për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar interesimin e Kosovës për të përfituar nga përvoja e këtij vendi në procesin e integrimit evropian.

Ai ka rikujtuar se Kosova ende pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas Kurtit, në takim është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore tokësore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali