Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të marrin pjesë në zgjedhjet në Serbi dhe të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.
Në një video të publikuar në Facebook, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar ta shfrytëzojnë kohën e mbetur, duke theksuar rëndësinë e secilës votë për përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre.
Ai ka thënë se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për qëndresën ndaj diskriminimit dhe për avancimin e barazisë.
“Mbështeteni ‘Koalicionin Shqiptar’, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka thënë Kurti.
Burimi: Dukagjini
