Sipas njoftimit të MINTI-t, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt për investime dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.
Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe zhvillimi industrial, me theks të veçantë në programet e ministrisë dhe projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë.
Kusari-Lila ka folur gjithashtu për progresin në avancimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe për forcimin e institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.
Sipas ministrisë, përmirësimi i klimës së investimeve, rritja e mirëqenies ekonomike, qeverisja e mirë dhe avancimi i demokracisë mbeten ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.
Burimi: RTKLive
