“Kush përgjigjet për 11 vite pritje” – Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Valbona Haxhosaj ka qenë prokurore në rastin e motrës

“Kush përgjigjet për 11 vite pritje” - Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Valbona Haxhosaj ka qenë prokurore në rastin e motrës

Written by

in

“Kush përgjigjet për 11 vite pritje” - Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Valbona Haxhosaj ka qenë prokurore në rastin e motrës

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitaj, ka reaguar lidhur me caktimin e prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj, si ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Emërimi i saj është bërë sot, pas suspendimit të kryeprokurores së kësaj prokurorie, Lumturije Vuçetaj, si pjesë e masave ndaj atyre që konsiderohen se kanë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e vrarë ditë më parë nga ish-kunati i saj.

Shkëlqim Pajazitaj ka kundërshtuar caktimin e prokurores Disha-Haxhosaj në krye të Prokurorisë në Pejë, duke thënë se ajo ka qenë prokurore në rastin e motrës së saj, për të cilën ende nuk ka drejtësi, pasi kanë kaluar shumë vjet nga vrasja e saj.

“Në vend që të bëhet thirrje për #Drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë! Si është e mundur që Valbona Disha Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar?”, ka shkruar Pajazitaj.

Ai ka thënë se kush duhet të japë përgjegjësi për tërë këto vite.  

“Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës? Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete nga institucionet përkatëse. Familja ime ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin e motrës sime.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv